ENI zbulon pusin me 250 milion fuçi nafte në Angola/ Bursa për datën 12 Prill 2021

0

Firma italiane Eni ka bërë një zbulim të ri të naftës së lehtë në brigjet e Angolës pas aktiviteteve të kërkimit të rikthyera pas një viti të kufizimeve të pandemisë.

Zbulimi, i bërë të martën, është në Bllokun 15/06. Eni beson se pusi, i shpuar në 500 metra në zonën e kërkimit Cuica, mund të mbajë 200 deri në 250 milion fuçi naftë dhe paraqet zbulimin e dytë të madh të naftës në zonë.

Eni, e cila ka qenë një pjesë aktive e industrisë së naftës së vendit që nga viti 1980, prodhon rreth 120,000 fuçi naftë në ditë në Angola. Firma ka njoftuar një investim të parashikuar prej 7 miliard dollarësh në Angola deri në vitin 2025 në fushat e kërkimit, prodhimit, rafinimit dhe sektorin e energjisë diellore, me objektivin e prerjes së emetimeve të karbonit, krijimin e vendeve të punës dhe diversifikimin e ekonomisë.

Si një anëtare e OPEC, Angola është vendi i dytë më i madh prodhues i naftës në Afrikën nën-Sahariane, duke prodhuar rreth 1.37 milion bpd naftë dhe rreth 17,904 milion metra kub gaz natyror. Sidoqoftë, prodhimi në vend ka qenë nën potencialin e tij të plotë për shkak të investimeve të ulëta në vitet e fundit për shkak të rënies së çmimeve të naftës.

Bursa për datën 12 Prill 2021 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

Brent është shprehur në $/bbl

ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA608.25+ 3.00
DIESEL501.75+ 4.75
BRENT62.58+ 0.30

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmA është në shkelje të ligjit ky aktivitet elektoral? Ku janë Policët e Shtetit që gjobisin çdo ditë mijëra qytetar të thjeshtë!?
Artikulli i radhësDeklaratat bombë të Artan Hoxhë/ Priten zhvillime të bujshme në Shqipëri: Do zbulohen krime pa autorë, ja çfarë i fundosi