Mediat greke i nxjerrin bojën: Rama nuk i fsheh ndjenjat pro-turke dhe marrëdhënien “speciale” me Erdogan

0

Mediat greke i kanë kushtuar një artikull vizitës së Ramës në Gjirokastër dhe veçanërisht takimit me Ministrin e Kulturës së Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy.

Një shtëpi tradicionale u restaurua në Gjirokastër nga TIKA, por mediat greke e kanë vlerësuar këtë si një rivendosje të trashëgimisë osmane në qytetin jugor.

Madje ato akuzojnë Ramën si një pro-turk dhe që nuk fsheh as ndjenjat e tij për Turqinë apo marrëdhëniet e veçantë me Erdogan.

Gjirokastra sipas mediave greke është qendër e pakicës së tyre, ndërkohë që qeveria shqiptare deri më sot nuk ka tentuar të nxjerrë në pah trashëgiminë kulturore të Gjirokastrës të lidhur me fenë ortodokse në rajon.

Artikulli i mëparshëmNesër rinisin fluturimet nga Rinasi drejt Anglise, detajet që duhet t’i dini
Artikulli i radhës“Përpjekjet e FSHF për kthimin e tifozëve janë refuzuar”: Duka ngre zërin në Komitetin e Stadiumeve dhe Sigurisë së UEFA-s