Shpresonte shumë të paktën në kthimin e tifozëve për ndeshjen kualifikuese për Botërorin Katar 2022 në mars kundër Anglisë. E megjithatë, edhe atëherë asgje nuk ndodhi. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, njëherësh anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, bëri një referim mbi gjendjen aktuale të aktiviteteve futbollistike në vendin tonë, ku theksoi se futbolli në Shqipëri ka qenë aktiv në të gjitha nivelet përtej pandemisë. Sezonin e shkuar, FSHF arriti të përmbyllë rregullisht ҫdo garë kombëtare si në nivel profesionist ashtu dhe në atë amator. Duka theksoi se ka pasur një përpjekje të vazhdueshme nga Federata e Futbollit për kthimin e tifozëve në stadium edhe në masën 30%, por këto përpjekje të institucionit të futbollit janë refuzuar nga autoritetet qeveritare.
Një pikë tjetër e rendit të ditës së Komitetit të Stadiumeve dhe Sigurisë ishte puna që po bëhet në shumë vende në lidhje me lejimin e tifozëve në stadiume, masat që janë marrë dhe kapacitetet që ka secili shtet. UEFA nga ana e saj është besimplotë se do të ketë prezencë të ndjeshme të tifozëve në EURO 2020 dhe në fund futbolli do të triumfojë sëbashku me lojtarin e 12-të.