Të shtënat me armë që lanë të plagosur dy efektivët e Policisë/Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj bëjnë lëvizjen urgjente

0
E rëndë/ Të shtënat me armë që lanë tre

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Mamurras nga një shkëmbim armësh ku mbetën pas tre të plagosur, dy efektivë të Policisë dhe një qytetar.

Në vendin e ngjarjes janë nisur me urgjencë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu bashkë me të është edhe drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj.

 Po ashtu në mbështetje të kolegëve janë nisur edhe struktura të posaçme të Policisë si FNSH dhe RENEA që do të bëjnë krehjen e zonës për të gjetur autorët. Sakaq edhe grupi hetimor është ngritur.

Dy efektivët e plagosur janë  Ilir Zeka dhe Flamur Lleja, të cilët kanë marrë nga një plumb në këmbë.

Dyshohet që Vorfi është palë me personat që lanë të plagosur dy efektivët e policisë Ilir Zeka dhe Flamur Lleja, të cilët janë pjesë e grupit të policëve në komisariatin e Kurbinit.

Artikulli i mëparshëmPlagosja e dy policëve/ Ja kush është autori i dyshuar (Detajet si nisi sherri)
Artikulli i radhësE bujshme/ Ja sa lekë mori Pëllumb Pipero që u shfaq në spotin e PS!