Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli ka parashikuar që ky proces zgjedhor mund të shoqërohet me trazira.
Ajo e bëri këtë deklaratë në studion e “Zgjedhje 2021” duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit kriminale dhe kaosi në aeroportin e Rinasit.
“Edhe mundet të ketë trazira politike. Kanë nisur vrasjet politike. Edhe rasti i Rinasit është i papranueshëm. Po aq i papranueshëm sa dorëzimi i mandateve. Për të krijuar destabilitet. Diçka e papranueshme. Janë në gjendje të bëjnë gjithçka për karrigen e tyre.”