Një video tronditëse po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale. Ajo tregon momentin kur disa persona rrëmbejnë një burrë dhe e tërheqin atë në pjesën e pasme të një furgoni, para se të largoheshin me shpejtësi.
Sipas mediave të huaja, pamjet e filmuara nga një dëshmitar okular tregojnë tre burra që tërheqin një viktimë drejt automjetit në Londrën lindore dhe e fusin atë në pjesën e pasme të tij, përpara se të largohen.
Policia Metropolitane më parë kishte lëshuar një apel për dëshmitarët dhe informacionin pas raporteve për një rrëmbim në South Woodford rreth orës 3 pasdite.
Në një deklaratë, policia tha se dëshmitarët panë dy burra të dilnin nga një furgon dhe që tërhiqnin një burrë në pjesën e pasme të automjetit pasi e goditën disa herë. Një i dyshuar i tretë ishte gjithashtu brenda furgonit.