Yuri Kim sulmon ashpër Tom Doshin: “Përpjekja për të blerë votën është krim”

0
Yuri Kim sulmon ashpër Tom Doshin: Fakti që vjen në dasmën e

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar sërish ndaj rastit të Tom Doshit, i cili është në listat e kandidatëve për deputetë.

Sipas Yuri Kim, “votuesit shqiptarë janë të mençur, e dinë se kush bën çfarë”.

“Kam besim që investimi i SHBA te Reforma në Drejtësi, te SPAK, do ia vlejë. Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë, por po fillojm të shohim rezultate. SPAK ka nxjerrë raportin e parë vjetor, ku del se kanë bërë 588 ndjekje penale dhe kanë sekuestruar mbi 70 milionë euro pasuri. Mendoj se votuesit shqiptarë janë të mençur, e dinë se kush bën çfarë. Ne u kemi treguar se kush nuk duhet të jetë në parlament. Ky person është dikush që i ndalohet në SHBA, në të gjithë vendin dhe kjo ka më shumë peshë se çdo faturë dyqanesh apo spitali që ka paguar. Fakti që vjen në dasmën e vajzës tënde, nuk do të thotë që është njeri i mirë. I quaj kriminelë sepse përpjekja për të blerë votën është krim”, tha ambasadorja Kim në emisionin “Përballë”.

Artikulli i mëparshëmPaundi britanik ‘ngre kokën’, ndërsa euro dhe dollari ‘ngrijnë’. Bursa për datën 13 Prill 2021
Artikulli i radhësRama tregon si qëndron e vërteta mbi përdorimin e të dhënave nga e-Albania: PS punon me sistem patronazhimi prej vitesh