Greqi/ 3833 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit dhe 104 viktima

0

Greqia ka shënuar rritje të rasteve me Covid krahasuar me bilancin e një jave më parë.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 3,833 të prekur me koronavirus, ndërsa 104 persona fatkeqësisht kanë humbur jetën.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 308, 006 të prekur, 51,3% e tyre janë burra.

Atika ka rezultuar me numrin më të lartë të infeksioneve, aktualisht 1861 të prekur.

Artikulli i mëparshëmShikimi i videove të gatimit i bën njerëzit të hanë më shumë ushqim, zbulon studimi
Artikulli i radhësRama në delir: Duan apo nuk duan, ne do ta bëjmë këtë vend dhe kësaj punë i ka vdekur nëna