Pas përplasjes së madhe mes tyre Kryeministri Edi Rama do të jetë i ftuar sonte në një intervistë përballë gazetarit Ylli Rakipi, në televizionin MCN në 20:45. Rama ka paditur në një konflikt gjyqësor për shpifje gazetarin që është një nga ata që e ka goditur më fort qeverisjen e rilindjes, përmes zbulimit të skandalit të tenderit me dokumenta fallco tek unaza e re.
Për një kohë të gjatë kryeministri kishte dhënë urdhër për bojkotimin e emisionit “Të Paekspozuarit” dhe u akuzua për mbylljen e tij nga pronarët e News 24. (Poshtë gjithçka për konfliktin Rama Rakipi).https://lapsi.al/2018/11/23/perplasje-e-forte-mes-kryeministrit-edi-rama-dhe-gazetarit-ylli-rakipi/embed/#?secret=aO060qlztH
Ndonëse kryeminisrti nuk shkelte që prej zgjedhjeve të 2017 tek “Të paekspozuarit”, ai me sa duket ka ndryshuar mendje. Ai do t’i përgjigjet pyetjeve: Përse e kërkon Edi Rama, një mandat të tretë? Ç’ka bërë ai në tetë vite qeverisje? 25 prilli, fundi apo triumfi i Rilindjes?