Të hënën në mbrëmje, 12 prill, në programin satirik italian “Striscia la Notizia”, drejtuesit Gerry Scotti dhe Michelle Hunziker prezantuan një segment në selinë e kompanisë kombëtare të transmetimit italian RAI në Pekin.
Gerry Scotti, një ish-anëtar i parlamentit italian, dhe Michelle Hunziker, një aktore dhe modele zvicerano-italine, filluan duke u “tallur” me shqiptimin e shkronjës R që bëjnë kinezët, duke e quajtur rrjetin “LAI” në vend të “RAI”. Prezantuesit pastaj vazhduan të tërhiqnin cepat e syve lart në mënyrën e gjesteve të zakonshme raciste që synonin të karikaterizonin tiparet aziatike.
Transmetimi i episodit mori 4,662,000 shikime sipas Auditel, një kompani që mat të dhënat e televizioneve italiane. “Striscia la Notizia” transmetohet në Canale 5, një kanal televiziv i Mediaset.
Të dy, Scotti dhe Hunziker janë figura publike të mirënjohura në Itali që kanë marrë qëndrim për LGBTQ dhe të drejtat e grave. Në vitin 2017, Hunziker, e cila është gruaja e Tomaso Trussardi, CEO i markës italiane të modës “Trussardi”, tha se u gjend e joshur nga një kult që “i bëri lavazh truri dhe e abuzoi mendërisht”. Që prej përvojës së saj, prezantuesja televizive ka qenë aktive dhe e hapur për çështjet e abuzimit të grave.
Italia është shtëpia e popullsisë më të madhe të popullit kinez brenda të gjithë Evropës, me rreth 310,000 shtetas kinezë që përbëjnë komunitetin e tretë më të madh të shtetasve të huaj.
“Të bërit shaka” me këtë popullsi shkaktoi shumë debat në rrjete sociale, vecanërisht pas postimit viral të Diet Prada.
Në një postim në Instagram, prezantuesja kërkoi falje dhe tha se nuk ishte ky qëllimi i saj.
“Më vjen keq për këtë. Fatkeqësisht, ne nuk e kemi këtë lloj ndjeshmërie në Itali. Nuk kemi as një ligj që të dënojë homofobinë.
Është e trishtë, por e vërtetë. Faleminderit që na ndihmove të kuptojmë se çfarë është gabim me veprimet tona”, shkruan dikush në postimin e Diet Prada.
“Fakti që të gjithë qeshën e bën këtë dhe më të turpshme”, shkroi një tjetër përdorues.