Rastet e mpiksjes së gjakut, Suedia pezullon Johnson&Johnson

0

Suedia ka pezulluar përdorimin e Johnson & Johnson në pritje të një hetimi nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA). Në një njoftim mediatik të mërkurën, Agjencia Europiane e Barnave tha se ” përfitimet e vaksinës në parandalimin e Covid-19 tejkalojnë rreziqet e efekteve anësore”. Agjencia, e cila është përgjegjëse për verifikimin e sigurisë së vaksinave për Bashkimin Europian, gjithashtu tha se ata ende po hetojnë  rastet shumë të rralla të mpiksjes së gjakut  pas vaksinimit me Johnson & Johnson.

EMA pritet të japë një vendim javën e ardhshme.

Artikulli i mëparshëmZgjedhjet në Shqipëri: Fushata risi në formë, jo në përmbajtje
Artikulli i radhësPandemia më fatale te burrat, vdekjet e meshkujve në vend u rritën me 69% në korrik-dhjetor 2020