Drejtuesi i njohur i emisionit Zonë e Lirë, Arian Çani ka ftuar ditën e premte në bisedë kandidatin për deputet të partisë demokratike, Agron Shehaj.
Gjatë bisedës, Çani ka zbuluar se për kë do të votojë në zgjedhjet e përgjithshme, duke u shprehur se Vangjel Dule është kandidati i tij i preferuar, dhe se, për një kandidat si Dule, ja vlen të votosh.
Aspak i suprizuar nga përgjigja e moderatorit të njohur, Shehaj u shpreh se vota e Çanit për Dulen, është njësoj sikur të kishte votuar për atë vetë, pasi të dy kandidojnë në listën e Aleancës për Ndryshim në qarkun e Tiranës.
Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme: