Basha publikon sfidën/ Të shtunën 9 takime nga Saranda në Tropojë

0

Ditën e shtunën kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të përshkojë Shqipërinë nga jugu në veri.

Në mënyrë simbolike, ky rrugëtim nga skaji më jugor në atë më verior të vendit, do të ketë 9 ndalesa, aq sa është dhe numri i PD në fletën e votimit.

Kjo është hera e parë që një forcë politike zgjedh një mënyrë të tillë për të finalizuar ditët e fundit të fushatës elektorale.

Turi i kryetarit Basha, përfshin 9 ndalesa dhe nis nga Sarandë dhe më pas ndalet në Delvinë, Tepelenë, Levan, Shijak, Krujë, Kurbin, Mirditë dhe finalizohet në Tropojë.

Vetë Basha në një komunikim në rrjetet sociale tha se ishte i kënaqur për këtë iniciativë.

Artikulli i mëparshëmDeklarata e turpshme e Edi Ramës: Me Damianin do ta bëjmë “tërmet” edhe në Vlorë
Artikulli i radhësPse Rama i refuzon të gjitha ftesat për debat publik?!