Deklarata e turpshme e Edi Ramës: Me Damianin do ta bëjmë “tërmet” edhe në Vlorë

0

Presidenti Ilir Meta është zhvendosur në Vlorë për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa dje tha se në qytetin bregdetar në Jug të vendit do të jetë edhe ditën e numërimit për të mbrojtur votën e shqiptarëve.

Në Vlorë, kreu i shtetit tha pak ditë më parë se është një grup kriminal i prekjes se votës që sipas tij “drejtohet nga Damian Gjiknuri dhe Afrim Qendro”. Por kryeministri Edi Rama sonte i kujtoi rastin e Pukës pak ditë më parë.

“Përpara pak ditësh patëm një fakt dhe nuk më rezulton që ai që u arrestua me lekë dhe fletë votimi nuk më rezulton i partisë sonë, por të Ilir Metës dhe nuk më rezulton që Ilir Meta të marrë shpatën dhe të nisej për Pukë dhe ti priste duart” tha ai në Vizion plus.

Presidenti ka ngritur akuza ndaj drejtuesit politik të PS-së së Vlorës, Damian Gjiknuri për blerje votash, ndërsa tha se do të ndalojë çdo “tërmet” të ngjashëm me atë të Dibrës në qytetin bregdetar, por Edi Rama e sfidoi.

“Pse unë me Damianin flasim në telefon dhe i them a do ta bëjmë “tërmet” në Vlorë? Unë ia them prapë “tërmet” do ta bëjmë në Vlorë. E ca do me thënë kjo, pse Damiani foli për “tërmet” atje dhe Damiani ishte në krye të një konspiracioni? Në Dibër janë arrestuar dhe dënuar 20 persona. 20 komisionerë dhe çuditërisht, ata ishin të të gjitha forcave dhe shumica të këtyre forcave që ulërijnë dhe bërtasin” tha ai.

Artikulli i mëparshëmEpidemiologu Alimehmeti: Vaksinimi nuk është arsyeja përse kemi shifra në rënie, ja çfarë po ndodh!
Artikulli i radhësBasha publikon sfidën/ Të shtunën 9 takime nga Saranda në Tropojë