Gazetares së njohur i vjedhin… / Arjan Çani thirrje publike: Dikush ta ndihmojë, sepse është gjithë jeta e saj!

0
‘Ka të gjitha të dhënat e mia, më kërkoi ... Jam

Mbrëmjen e djeshme, Zhaklin Lekatari, ka rrëfyer se i kanë vjedhur faqen personale të Instagramit të saj dhe të Tabu.al. Ajo tregon se një person i ka kërkuar që ti paguajë 200 euro në mënyrë që ti kthejë faqen, por ajo nuk ka garanci  që ai do ta mbajë fjalën.

Gazetarja tregon se ka shkuar dhe në polici për të bërë denoncim për rastin, ndërkohë që shton se ndjehet e zhgënjyer dhe e trishtuar.

“Instagrami im personal më është vjedhur. Ndërkohë që kërkoja ndihmë tek Instagrami për faqen e Blogut, emaili im me kartën e ID, më është bërë fishing. Kam qenë e shantazhuar nga hackeri, më kërkonte 200 dollarë. Nuk ka qenë ai që më ka marrë profilin e Tabu, dje u zhduk faqja ime kur nuk iu përgjigja kërkesave të tij.

Kush merr vesh, një hacker, një profesionist të më ndihmoj ju lutem. Ika në polici bëra denoncimin, dikush që mund të abuzoj me të dhënat e mia ka kartën time të ID, të gjitha të dhënat e mia. Nuk kam siguri se po i pagova 200 euro, mund të më kthehet apo jo faqja. Hackeri kërkonte para për faqen e parë që nuk u bllokua nga ai. Duke qenë se nuk i dhashë paratë, më bllokoi faqen tjetër. E mërzitur, e zhgënjyer, e trishtuar jam”, tha Zhaklin Lekatari.

Arjan Çani iu ka bërë thirrje të menjëhershme të gjithë opinionit publik për një specialist IT për të ndërhyrë në adresat e gazetares që të zhbllokojë dhe të rikthejë rrjetet sociale.

‘Ka të gjitha të dhënat e mia, më kërkoi ... Jam
Artikulli i mëparshëm‘Do e ngremë prej leckash’/ Skandalet e patronazhistëve
Artikulli i radhësTronditëse/ Mori vaksinën AstraZeneca, vdes menjëherë nga mpiksja e gjakut 48-vjeçarja