Reportazhi i rëndë i medias gjermane: Edi Rama nuk pranoi ta intervistonim, i frikësohej pyetjeve për pandeminë dhe korrupsionin

0

Një javë para zgjedhjeve, media gjermane nxjerr reportazhin: Edi Rama nuk pranoi që ta intervistonim, i druhej pyetjeve për pandeminë dhe korrupsionin (Jehonë pastrimit të parave)

Media gjermane ZDF i ka kushtuar një artikull zgjedhjeve në Shqipëri, ku thotë se vendit të varfër në Ballkan i duhet të luftojë njëherësh me disa kriza, duke nisur nga pandemia te pasojat e tërmetit, e deri te korrupsioni, që përfshin disa shkallë.

“Këto kohë, këtij vendi të varfër i duhet të luftojë me gjithë ato kriza. Krahas pandemisë së koronës dhe pasojave të tërmetit të para një viti, vendin e ka mbërthyer edhe korrupsioni”, nis raportimin gazetarja Britta Hilpert për ZDF.

Në shkrim thuhet se ZDF ka kërkuar që të intervistojë kryeministrin Edi Rama, por ai nuk ka pranuar, pasi sipas tyre mund tiu druhej pyetjeve që kishin të bënim me menaxhimin e situatës së pandemisë, apo korrupsonit për të cilin dyshohet qeveria e tij.

Shkrimi i plotë i ZDF-së:

Shkëlzen Ibra punon si mjek i mushkërive në Krumë dhe ndien mbi të gjitha që administrimi i pandemisë po bëhet me mungesa. Spitali i provincës mezi siguron furnizimin me oksigjen për rreth 20.000 njerëz. Një katastrofë në këtë krizë kovidi.

Janë të detyruar edhe t’i kthejnë pacientët në shtëpi, pasi nganjëherë nuk kanë ç’të bëjnë.

“Kërkojmë më shumë. Ka pasur ditë që kemi pasur 12 pacientë që kishin nevojë për oksigjen dhe nuk u jepnim dot. U ka rënë të fikët nga mungesa e oksigjenit.” Që Kruma dhe zona rreth e rrotull është kaq e keqfurnizuar është në njëfarë mënyre faj i qeverisë.

Të rinjtë emigrojnë për të fituar para diku gjetkë. Kruma është e varfër, kryeqyteti është larg. “Për politikanët kjo zonë është vetëm për të marrë vota për zgjedhje, – kështu thotë edhe Muhamet Peka që sapo ka kaluar kovidin.

“Politikanët premtojnë shumë e bëjnë pak. Këtë e vërtetova pasi më ndodhi kjo (pasi më zuri sëmundja).” “Asnjë ministër nuk ka ardhur të na shikojë se çfarë bëjmë, vijnë vetëm sa për të na u lutur për vota që të vijnë në pushtet.”

Kryeministri Edi Rama do që të zgjidhet përsëri. Për pyetjet e intervistës sonë nuk marrim përgjigje. Me sa duket iu druhet pyetjeve rreth menaxhimit të kovidit dhe kritikave ndërkombëtarë për projektet e dyshimta të ndërtimit dhe korrupsionin në qeverinë e tij.

Sektori i ndërtimit në Tiranë ka një bum të madh, i vetmi si i tillë në këtë krizë ekonomike, por shumë kulla me zyra janë bosh. Gazetarja Ornela Liperi ka bërë shumë kërkime rreth kësaj. Ajo thotë se këto ndërtime, kështu siç po ecin tani, justifikohen vetëm me pastrim parash, para droge. Qeveria ndikon në këtë pike edhe për shkak të zgjedhjeve.

“Qeveria nuk ka treguar kurrë vullnet politik për të hetuar se nga vijnë këto para për investime ndërtimi. Gjithë këto leje ndërtimi, këto ndërtesa gjigante, na bëjnë të mendojmë se një pjesë e këtyre parave të pista shkon për zgjedhje.”

Kundër korrupsionit në qeveri, vitet e fundit ka pasur herë pas here protesta masive e megjithatë nuk i dihet nëse kjo qeveri do të shkarkohet për mungesë votash sipas analistit politik Mentor Kikia. “Votuesve nuk u sjell gjë zëvendësimi i një qeverie të korruptuar me një tjetër të tillë. Shqiptarët kanë zgjedhur gjithmonë të keqen më të vogël dhe kjo ka sjellë gjithmonë po të njëjtin realitet.”

Një realitet varfërie dhe korrupsioni të ashpërsuar nga pandemia. Shqipëria dëshiron që një ditë të bëhet anëtare e BE-së, edhe pse shumë këtu shpresojnë që kjo të sjellë më shumë ndryshim sesa zgjedhjet e javës tjetër.

Artikulli i mëparshëmItalia rikthen tifozët në stadium, nga 1 maji
Artikulli i radhësNgjarje si në filmat horror/ 32-vjeçari i çmendur iu turret me sëpatë dy të rinjve në Kuçovë