Elseid Hysaj mbetet në qendër të vëmendjes. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare pritet të largohet nga Napoli, edhe pse kohët e fundit pati edhe lajme që linin të hapur mundësinë e rinovimit.
Gjithsesi bëhet fjalë për shanse shumë të pakta që shkodrani të vijojë bashkëpunimin me Napolin dhe nga data 1 korrik do të dalë si lojtar i lirë.
E ardhmja e tij me shumë mundësi do të jetë në Itali, ku Roma lakohet si një destinacion i mundshëm. Verdhekuqtë në fakt e donin që në janar, por nuk pati marrëveshje.
Veç Romës në skenë ka dalë edhe një klub tjetër, me të cilin lidhet edhe e ardhmja e trajnerit Gennaro Gattuso. Fiorentina, sipas gazetarit Nicolo Schira, ka shfaqur gjithashtu interes për Hysajn.