Australia ka regjistruar viktimën e parë nga mpiksja e gjakut, pas marrjes së vaksinës të prodhuar nga kompania AstraZeneca. 48-vjeçarja e cila mori dozën e parë më 8 prill, është gjithashtu personi i parë në botë që humb jetën për shkak të vaksinës së AstraZeneca-s, shkruan agjencia e lajmeve, Reuters.
Sipas autoriteteve shëndetësore, ajo është rasti i tretë, i cili shënohet me mpiksje të rrallë të gjakut në rradhët e njerëzve të ciëlt janë vaksinuar në Australi.
Administrata e Mallrave Terapeutike (TGA), deklaroi se dy të tjerët janë duke u shëruar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërkohë, rregullatori i Mbretërisë së Bashkuar, nga rishikimi i rasteve të raportuara në vend, ka dalë në rezultatet se rreziku i përgjithshëm i trombozës së sinusit venoz cerebral një mpiksje e rrallë gjaku në tru ishte afërsisht 1 në 250 mijë e personave të cilat e marrin vaksinën.