Kryetari i PBDNJ Vangjel Dule, nga Dropulli ka shprehur siguri se opozita e bashkuar, merr mbi 78 mandate deputetësh në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 25 prill.
Deklarata e fortë u be nga Dule u bë gjatë një takimi që zhvilloi me qytetarët në kryeqendren e Bashkisë Dropull, në fshatin Dervician.
Sipas kreut të PBDNJ, në Gjirokaster opozita e bashkuar i ka të garantuara dy nga katër mandatet që janë në “lojë”.
“Rames nuk i dilnin llogaritë në Qarkun Gjirokastër pasi opozita e bashkuar fitonte tre nga pesë mandatet që kishte qarku, ndaj dhe ju hoqi një mandat, për të balancuar forcen e tij partiake” -është shprehur Dule.
Ky i fundit u shpreh i sigurtë se opozita në Shqipëri është fituese e padiskutueshme e zgjedhjeve dhe fryma është e tillë, nderkohë që në ditët e fundit do të duket edhe sesa e thellë do të jetë fitorja në të gjithë vendin.