Jim Caviezel po promovonte në një event “online” filmin e tij të ri mbi trafikimin e fëmijëve, kur papritur nisi të flasë për një teori konspirative të QAnon, që ka të bëjë me gjakun e fëmijëve.
Sipas kësaj teorie, njerëzit e pasur po u marrin adrenalinën të miturve dhe po e përdorin si “elikzirin e jetës”. QAnon beson se të pish gjakun e fëmijëve ndalon procesin e plakjes.
Protagonisti i filmit “Pasioni i Krishtit” u shpreh: “Nëse një fëmijë e di që do të vdesë, trupi i tij prodhon adrenalinë. Është horror i vërtetë. Nuk do të ketë mëshirë për këta njerëz që e bëjnë këtë gjë”.
Konferenca ku bëri këto deklarata aktori Caveziel, mbahej për ankesat ndaj shtrëngimeve që autoritetet kanë marrë për të ndaluar koronavirusin dhe për ankesat ndaj vaksinës.
Por, komentet e tij nuk u pritën mirë nga fansat.
“Ka qenë aktor shumë i mirë. Nuk dua ta pranoj që është budalla ose i çmendur, dua të mendoj që karriera e tij është në zbehje dhe është paguar për t’u shtirur se i ka ikur truri”, shkruan një përdorues i Twitter.