Bordi mbikëqyrës i kompanisë Facebook shtyu vendimin në lidhje me riaktivizimin e mundshëm të llogarisë së ish-presidentit amerikan Donald Trump në rrjetet Facebook dhe Instagram.
Bordi Mbikëqyrës i Facebook njoftoi se vonesa ishte për shkak të një shqyrtimi të hollësishëm të mbi 9,000 njoftimeve publike.
Vendimi fillimisht ishte menduar të merrej në 21 Prill, por bordi njoftoi në një deklaratë të botuar në Twitter se do të jepte fjalën e fundit në javët e ardhshme.
Ky organ i Facebook, i cili përbëhet nga 20 anëtarë, dhe i cili u themelua nga njeriu i parë i kompanisë, Mark Zuckerberg, shpesh quhet “Gjykata Supreme e Facebook”.
Donald Trump u ndalua të hynte në Facebook në janar pas trazirave në Capitol Hill në Uashington dhe njoftimeve të tij gjatë atyre ngjarjeve dramatike.