Koeman e lë në tribunël: Pjanic e mbyll përfundimisht me Barcelonën

0

Një moment shumë i komplikuar për Miralem Pjanic, gjithnjë e më shumë i mënjanuar në projektin e Barcelonës dhe madje as në stol mbrëmë, në finalen e Copa del Rey që Barcelona fitoi kundër Athletic Bilbao. Ish-mesfushori i Juventusi, megjithëse i grumbulluar, u dërgua në tribunë nga trajneri Ronald Koeman së bashku me Riqui Puig, Junior Firpo dhe Matheus Fernandes. Një zgjedhje e rëndë teknike që mund të përfaqësojë gjithashtu një të dhënë merkato.

Deri më tani për boshnjakun me fanellën blaugrana 17 paraqitje në Liga, 8 në Ligën e Kampionëve, 1 në Kupën e Mbretit dhe 2 në Super Kupën e Spanjës të fituar nga Athletic Bilbao në 17 Janar. Akoma zero gola të shënuar. Tani erdhi edhe vendimi i teknikut hollandez për të mos e mbajtur as në pankinë boshnjakun. Sipas mediave spanjolle është sinjali se Pjanic është i destinuar të largohet në fund të sezonit.

Pjanic erdhi në Katalonjë si pjesë e shkëmbimit të Barcelonës me Juventus me Arthur. Të dy lojtarët e patën të vështirë ndryshimin, por nëse braziliani 23 vjecar është duke rifituar pozicion, për boshnjakun 31 vjecar duket se koha ka mbaruar.

Artikulli i mëparshëmZbërthehet burimi i Lapsi.al/ Si e përdorin Drejtuesit Politikë të PS programin me të dhënat për 3.5 milion shqiptarë
Artikulli i radhësArrestohet vrasësi nga Fieri i shpallur në kërkim ndërkombëtar