Ashtu siç ishte njoftuar më parë, ditën e sotme do të zbresë në Aeroportin e Kukësit avioni i parë. Por, ndryshe nga sa kishte deklaruar kryeministri Edi Rama, faktet tregojnë se nuk ka një linjë direkte nga Aeroporti i Kukësit për në vendet e tjera.
Në faqen zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” shihet se avioni i “Air Albania” i nisur nga Londra pritet të zbresë në Aeroportin “Nënë Tereza”, ndërsa prej aty do të niset për në Kukës.
Kjo tregon se avionët do të ulen më parë në Aeroportin e Rinasit, për të vijuar më tej rrugën për në Kukës, pasi nga aeroporti i ri i bërë tashmë në vend nuk ka linjë direkte me vendet, ku është parashikuar të ketë udhëtime.
Vetë kryeministri Rama ka premtuar se do të sjellë me avionin e parë në Aeroportin e Kukësit kuksianë, që jetojnë në Londër.