Nëpërmjet një botimi të publikuar në fletoren zyrtare është bërë me dije ndryshimi i ligjit “Për peshkimin”, të ndryshuar, me propozim të Drejtorisë së Politikave dhe Programeve të Peshkimit dhe Akuakulturës ku është vendosur:
- Ndalimi i peshkimit, me çfarëdolloj mjeti dhe metode gjuetie, si dhe mbajtjen në bord, tranzitimin në barkë, zbarkimin e qëllimtë dhe hedhjen në treg ose për konsum të të gjitha llojeve të peshqve në liqenet e Ohrit, Prespës, Fierzës, Ulzës e Shkopetit dhe, konkretisht: Për gjuhcën (cironka), prej 20 prillit deri më 20 korrik 2021, në liqenin e Ohrit, dhe prej 1 prillit deri më 31 korrik 2021, për liqenin e Prespës, Fierzës, Ulzës e Shkopetit. Për krapin, prej 20 prillit deri më 20 korrik 202,1 në liqenin e Ohrit, dhe prej 1 prillit deri më 1 korrik 2021, për liqenin e Prespës, Fierzës, Ulzës e Shkopetit.
- Për periudhën 20.7.2021 deri më 20.8.2021,ndalimin e peshkimit me rrjeta në fashën bregliqenore prej 300 ml nga bregu për liqenin e Ohrit dhe për periudhën 1.8.2021 deri më 31.8.2021, ndalimin e peshkimit me rrjeta në fashën bregliqenore prej 150 ml nga bregu për liqenin e Prespës, Fierzës, Ulzës e Shkopetit.
- Vendbazimi i varkave të peshkimit do të jetë në pikat e caktuara nga OMP-të përkatëse.
- Për zbatimin e këtij urdhri, të hartohet një plan i përbashkët operativ veprimi nga Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës në koordinim me OMP-të përkatëse që ushtrojnë aktivitet peshkimi në këto liqene.
- OMP-të të marrin të gjitha masat e zhvendosjes së objekteve ku peshqit kanë lëshuar vezët, në rastet e rënies së nivelit të ujit në këto liqene.
- Ngarkohet Drejtoria e Politikave dhe Programeve të Peshkimit dhe Akuakulturës, Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës, në vartësi të së cilës është Sektori i Kontrollit të Peshkimit, Organizatat e Menaxhimit të Peshkimit të liqenit të Ohrit, Prespës, Fierzës, Ulzës e Shkopetit, që të monitorojnë zbatimin e planit operativ të veprimit për zbatimin e këtij urdhri, duke bashkëpunuar me strukturat e qeverisjes vendore, Drejtorinë e Policisë së Rendit dhe atë Kufitare të qarqeve përkatëse dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.