Për tre orë në çdo cep të botës

0

Ky avion me 21 metra është një avion i vogël, por një hap i madh në historinë e fluturimeve. Për herë të parë ekziston tani një avion supersonik privat. Deri tani njihej vetëm avioni europian Concorde (aktiv deri në vitin 2003), avioni rus Tupolev (aktiv deri në vitin 1999) dhe natyrisht avionët ushtararakë të financuar me miliarda të taksapaguesve.

Tani kjo ndryshon. Firma Startup nga Denveri, SHBA, Boom Supersonic  paraqiti në tetor të vitit të kaluar prodhimin e parë plotësisht privat supersonik, të quajtur Baby Boom. Brenda këtij viti ky model unikal supersonik synohet të bëjë testime përmbi zonën Mojave në Kaliforni, fillimisht me një shpejtësi 1600 km në orë.

Nga aeroporti Heathrow në JFK për tri orë

Qëllimi është që të përmirësohet koncepti aerodinamik dhe modeli të ndërtohet për avionë më të mëdhenj deri në 75 pasagjerë. Projekti është për avionin Overture pak më i vogël se Concorde me 100 pasagjerë, me  synim që në gjysmën e dytë të këtij dhjetëvjeçari të fluturojë më shpejtësi deri në 2700 km në orë, pra në rreth 3 orë e gjysmë nga Londra në Nju Jork.

Prodhuesi kërkon të ketë një avion ekologjik me karburant pa emetim gazi karbonik. Nëse këto plane bëhen realitet, mbetet të pritet, por fluturimet supersonikë në vitet 20 të këtij shekulli po marrin një hov të ri.

“Ofrues serioz”

Por më shumë gjasa që të ngrihen në qiell avionë më të vegjël supersonikë, “superjets” për botën e biznesit për 8-15 pasagjerë. Që nga viti 2002 sipërmarrja Aerion Supersonic punon për këtë plan. Deri tani nuk është ngritur asnjë avion nga repartet e saj, por Aerion ka ofruar të dhëna shumë konkrete se si avioni i saj  AS2 do të fluturojë nga viti 2024 për herë të parë dhe nga viti 2026 do të fluturojë për ata që kanë porositur.

Ekspertët e vlerësojnë sipërmarrjen si serioze. “Aerion e ka zhvilluar si veten edhe avionët gjithnjë e më tej dhe po krijon tani linjën e prodhimit në Florida. Aerion është kaq i zgjuar, e synon të shërbejë edhe një treg ushtarak”, thotë Bernd Lierbhardt, që punon si inxhinier në Qendrën Gjermane për Fluturimet dhe Hapësirën Kozmike, DLR në Hamburg i ngarkuar për projektet civile të supersonike.

Drejtori i Strategjisë dhe Financave tek Aerion, Mike Mancini tha në vitin 2019, se “kemi një plan veprimi tekonologjik për 50 vitet e ardhshme, hapi i parë në një të ardhme më të shpejtë të udhëtimit është AS2”. Hapi tjetër do të jetë një avion pasagjerësh. “Ne duam ta bëjmë këtë me kujdes dhe me vetëdije mjedisore për të mënjanuar problemet që e kufizuan Concorde.”

Aerion po e bën realitet pretendimin e saj përmes ngritjes së një qendre prodhimi 300 milionë dollarë të shtrenjtë në Melburne, Florida, ku nga viti 2023 do të fillojnë punimet e prototipit të AS2.

Shumë  eufori?

Inxhinieri Bernd Liebhardt nga DLR shprehet i përmbajtur. “Për mua strategjia supersonike është pjesë e dekadave të ardhshme. Prodhimi supersonik është sipërmarrje shumë e vështirë dhe një hap tjetër i madh përtej të gjithë të tjerëve”, thotë Liebhardt duke theksuar se fillimisht kjo duhej të funksionojë.

Artikulli i mëparshëm‘Të përfshirë në shitblerje votash’, Paloka denoncon me emra drejtorët e rilindjes në Durrës
Artikulli i radhësKQZ letër partive politike: Hiqni posterat nga godinat publike!