
Një 27-vjeçar është vënën nën hetim ditën e sotme në Tiranë, i akuzuar për ngacmim seksual. Me një njoftim për mediat, policia bën me dije se i riu me inicialet E. L., ka ngacmuar seksualisht një 22-vjeçare. Nuk dihen ende më shumë detaje në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Po ashtu është proceduar në gjendje të lirë edhe një 29-vjeçar me inicialet G.C., i akuzuar se përndiqte në mënyrë të vazhdueshme ish-të dashurën e tij, duke i krijuar asaj gjendje frike dhe pasigurie për jetën e saj.