Masat ciklonike depërtojnë në drejtim të Ballkanit perëndimor/ Ja si pritet të ndikohet Shqipëria në ditët në vijim

0

Në veri të Italisë dhe Adriatik kemi masa ajrore ende mjaft aktive ciklonike.

Ky ciklon ka depërtuar në drejtim të Ballkanit dhe Evropes lindore. Si pasojë priten ende reshje të shpeshta shiu.

Sipas Meteoballkan, nesër priten reshje të herëpashershme, lokale shiu të cilat mund të përcillen edhe me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Reshje lokale shiu priten në tërë rajonin që nga Mali i Zi, pastaj Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë Veriore.

Nga e mërkura kemi dobësim të përkohshëm të masave ajrore ciklonike dhe fillimin e fuqizimit të masave ajrore anticiklonike dhe pritet përmirësim i motit, megjithatë ende nuk pritet ndonjë përmirësim i plotë.

Nga fundjava sidomos e diela ka gjasa që Afrika më në fund të fillojë ti “drejtojë antenat” nga rajoni ynë!

Artikulli i mëparshëmShkencëtarët publikojnë studimin që rrëzon gjithçka që dihej deri më tani: Ja sa zgjat vërtet imuniteti ndaj Covidit
Artikulli i radhësMerret vendimi/ KPK shkarkon prokurorin e njohur në Prokurorinë e Tiranës