Shkarkohet nga detyra, Kolë Hysenajn, prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Vendimi u dha nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Hysenaj ishte prokuror i çështjes ndaj ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, në gjykatën e kryeqytetit. Seanca e parë në veting për Hysenajn nisi në muajin shtator të vitit 2020, por u shty në kohë pasi KPK riçeli hetimin ndaj tij.
Pas hetimit të dytë administrativ, Hysenaj rezultoi me probleme në kriterin e pasurisë. Pikerisht per shkak te problemeve me kete kriter, KPK vendosi shkarkimin e prokurorit.