Tedi Blushi, zëdhënësi i Ilir Metës ka bërë më dije se presidenti po e ndjek me shumë shqetësim situatën në Kavajë dhe menjëherë pas një interviste do të niset urgjentisht drejt Kavajës.https://f7f4b7649b9148d8115444e5f9a47f17.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.htmlAd by Valueimpression
“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta po e ndjek me shumë shqetësim situatën në Kavajë.
Për shkak se aktualisht, Kreu i Shtetit ndodhet në Elbasan, në një iftar të organizuar nën kujdesin e Tij, me klerikët lokalë të pesë komuniteteve fetare, ku janë të ftuar edhe personalitete të nderuara të qytetarisë elbasanase, si dhe për shkak të një interviste të planifikuar më herët në TV “Skampa”, bëj me dije se menjëherë pas saj, Presidenti Meta do të niset urgjentisht drejt Kavajës.https://f7f4b7649b9148d8115444e5f9a47f17.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.htmlAd by Valueimpression
Kreu i Shtetit i fton qytetarët e Kavajës të mos provokohen dhe të ruajnë qetësinë në këto ditë të fundit para Referendumit të Ndryshimit të Madh të 25 Prillit”, shkruan zëdhënësi.