Me qindra demokratë janë mbledhur para zyrës elektorale ku mbeti i plagosur 27-vjeçari Bledar Okshtuni mbrëmjen e sotme në Kavajë.
Siç shihet nga pamjet janë të shumtë mbështetësit e PD para zyrës elektorale ku, Ndriçim Jonuzi plagosi me armë zjarri të riun, pas një debati mes tyre.
Mbështetësit janë duke pritur kryedemokratin Lulzim Basha i cili është nisur menjëherë drejt qytetit të Kavajës sapo u njoftua për ngjarjen.
Në vendin e ngjarjes ndodhet gjithashtu edhe kandidatja Grida Duma. Në një lidhje me skype në Radar Informativ Duma dënoi ashpër ngjarjen që ka ndodhur dhe tha se është për motive politike.