Ditën e djeshme në rubrikën ‘Rrethi në katror’ u diskutua për vaksinën anti-Covid dhe konspiracionet që qarkullojnë.
Lidhur me këtë, i ftuari në studio, Bledi Mane tha se po mblidhen firmat në një peticion për arrestimin e personave që përhapin panik ndaj vaksinave.
Në këtë moment, Alfred Cako u revoltua duke ngritur dy gishtat e mesit: “Dhe unë i përshëndes dhe i them të më rruani tr*pin”.
Ina Kollçaku u ngrit në këtë moment dhe e puthi në kokë.