
Një lokal në qendër të Fierit është përfshirë nga flakët. Lokali ka marrë flakë, teksa punonjësit ndodheshin brenda godinës dhe e gjithë ndërtesa është përfshirë nga shtëllunga tymi.
Mësohet se zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Nuk dihen ende shkaqet se përse lokali është përfshirë nga flakët.