Gazetari Artan Hoxha ka publikuar ditën e sotme një audiopërgjim të Artan Lames lidhur me çështjen e legalizimeve. Pas kësaj ka reaguar SPAK, duke njoftuar se do të nisë verifikimit. Pas vendimit të SPAK, gazetari Artan Hoxha del me një tjetër reagim ku bën me dije se pret të thirret nga SPAK. “Gjithsesi, qe e jemi te qarte, nese nuk u pergjigjem ne telefon, mos u shqetesoni. Nuk kam “humbur” me deshire….
Ose me kane sekuestruar telefonat serish dhe nuk kam mundesi te pergjigjem, ose me kane “sekuestruar” edhe mua me gjithe telefona…”, shkruan Hoxha.
Postimi i Artan Hoxhës
Epo mire, ja kam marre doren ngjitjes se shkalleve te SPAK-ut.
Nuk e kam per here te pare. Te pakten dy here kam qene vitin e kaluar ne SPAK, dhe 6 here te tjera, ne prokurorite e rretheve per denoncimet e parcelave me kanabis…
Gjithsesi, qe te jemi te qarte, nese nuk u pergjigjem ne telefon, mos u shqetesoni.
Nuk kam “humbur” me deshire….
Ose me kane sekuestruar telefonat serish dhe nuk kam mundesi te pergjigjem, ose me kane “sekuestruar” edhe mua me gjithe telefona…
Por ç’do e keqe e ka nje te mire. Sepse do te kem edhe njehere tjeter mundesine, te interesohem per dy celularet e mi te sekuestruar me 15 shtator 2016, nga paraardhesja e SPAK, Prokuroria e Krimeve te Renda…
Piloti veteran italian, qe u rrezua ne grykederdhjen e lumit Ishem, Guido Andrea Guidi, pas 5 muajeve izolimi ne Shqiperi, u la i lire te kthehet ne shtepi, pa i hyre gjemb ne kembe. Edhe avioni i tij, qe do te transportonte 200 kg kanabis, u riparua dhe tashme eshte kthyer ne fluturim ne Itali.
Te vetmet prova “kriminale” ne kete tentative te trafikut nderkombetare te kanabisit, kane mbetur dy celularet e mi, qe ne fakt sherbyen per te denoncuar pikerisht kete narkotrafik
Jeta vazhdon…