Karantina 2 javore për ata që vijnë nga Greqia e Maqedonia/ LSI çon në gjykatë Komitetin

0

Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar në Gjykatën Administrative të Tiranës një kërkesë për anulimin e këtij vendimi absurd të Komitetit Teknik të Ekspertëve për vendosjen e karantinës për dy javë për shtetasit shqiptarë të cilët vijnë nga Greqia dhe Maqedonia. Për LSI-në, ky vendim është arbitrar dhe në shkelje të hapur me kushtetutën.

KËRKESË

(Për Marrjen e Masës së sigurimit të Padisë)

Tiranë, më 20.04.2021

Kërkues: Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, përfaqësuar nga Kryetari Znj.

Monika Kryemadhi, me adresë Rruga “Sami Frashëri” Nr.20/10, Tiranë.;

Person i Tretë:

1.Komiteti Teknik i Ekspertëve,Tiranë;

2. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Objekti:  Marrjen e Masës së Sigurimit të Padisë duke pezulluar zbatimin e vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve të datës19.04.2021, me objekt: “Vendosjen në karantinë dy javore të shtetasve shqiptarë që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia”.

B.ligjore: Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, neni3 e vijues, Kodi Zgjedhor, nenet 8, 44, 46, 105 e vijues të Kodit Zgjedhor, Neni 28, 29, 30 e vijues të Ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, I ndryshuar, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, miratuar me Ligjin nr. 44/2015.

Drejtuar:  GJYKATËS ADMINISTRATIVE TË SHKALLËS SË PARË TIRANË

E nderuar Gjykatë,

Rrethanat e Faktit

Komiteti Teknik i Ekspertëve, me vendimin e datës 19.04.2021 ka vendosur “Vendosjen në karantinë dy javore të shtetasve shqiptarë që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia”. Ky njoftim është publikuar në faqen zyrtare të Kryeministrisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Duke mos qenë dakord me këtë vendim të marrë haptazi në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Kodin Zgjedhor, kërkojmë pranë jush, marrjen e masës së sigurimit të padisë ndaj vendimit të datës 19.04.2021 të Komitetit Teknik të Ekspertëve me objekt: “Vendosjen në karantinë dy javore të shtetasve shqiptarë që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia”.

Çështjet Ligjore dhe Arsyetimi i Paditësit

Në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë parashikohet se:

Neni 3: “Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij, dinjiteti i njeriut, të drejtat dheliritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhetrashëgimia kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve me pakicat janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë”.

Neni 17: “1. Kufizime të të drejtave dhe lirive të parashikuara në këtë Kushtetutë mund të vendosen vetëm me ligj për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Kufizimi duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë. 2. Këto kufizime nuk mund të cënojnë thelbin e lirive dhe të të drejtave dhe nëasnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Europianepër të Drejtat e Njeriut”.

Neni 38. “1. Kushdo ka të drejtë të zgjedhë vendbanimin si dhe të lëvizë lirisht në çdo pjesëtë territorit të shtetit.2. Askush nuk mund të pengohet të dalë lirisht jashtë shtetit”.

Neni 45. “1. Çdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve,ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet.2. Përjashtohen nga e drejta e zgjedhjes shtetasit e deklaruar me vendim gjyqësortë formës së prerë si të paaftë mendërisht.3. Përjashtohen nga e drejta për t’u zgjedhur shtetasit që janë dënuar me burgim,me vendim përfundimtar të formës së prerë, për kryerjen e një krimi, sipas rregullavetë përcaktuara me ligj të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.Në raste përjashtimore dhe të justifikuara, ligji mund të parashikojë kufizime të sëdrejtës për të zgjedhur të shtetasve që vuajnë dënimin me heqje lirie, ose të së drejtëspër t’u zgjedhur para dhënies së një vendimi përfundimtar apo kur shtetasit janëdëbuar për një krim ose për cenim shumë të rëndë dhe serioz të sigurisë publike.4. Vota është vetjake, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë”.

– Në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë parashikohet se:

Neni 8 Periudha zgjedhore: “Zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin apo për njësitë e qeverisjes vendore zhvillohen njëherësh në të gjithë territorin e vendit brenda periudhës që shtrihet nga 15 prilli deri në 15 maj ose nga 15 tetori deri në 15 nëntor. Bëjnë përjashtim nga ky rregull rastet e parashikuara në pikat 5, 6, 7 dhe 8 të nenit 9 të këtij ligji”.

Me Dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr. 11700, datë 06.09.2020 është dekretuar data 25 Prill 2021 si data e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë.

Neni 44 Kriteret për përfshirjen e zgjedhësit në listat e zgjedhësve: “1. Lista e zgjedhësve, sipas nenit 56, duhet të mbahet edhe në format elektronik. Kriteret për përfshirjen e një personi në listën e zgjedhësve janë:

a) të ketë shtetësinë shqiptare;

b) të ketë mbushur moshën 18 vjeç, qoftë edhe në datën e zgjedhjeve;

c) Shfuqizuar;

ç) të jetë i regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile (në vijim RKGjC);

d) të ketë vendbanimin e regjistruar në territorin e një prej zonave të qendrave të votimit;

dh) të regjistrohet zgjedhës në listën e vetëm një zone qendre votimi.

Neni 46 Lista e zgjedhësve: 1. Lista e zgjedhësve hartohet për çdo zonë qendre votimi dhe përmban të gjithë zgjedhësit që kanë vendbanimin e regjistruar në RKGjC në atë zonë qendre votimi. Përfshirja e zgjedhësit në listë bëhet mbi bazën e kodit të vendbanimit.

2. Një zonë qendre votimi ka jo më pak se 300 dhe jo më shumë se 1000 zgjedhës me vendbanim në territorin e saj.

3. Lista e zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit përfshin vetëm zgjedhësit me vendbanim jashtë vendit, të cilët deklarojnë vullnetin për të ushtruar të drejtën e votimit, sipas rregullave të dala në zbatim të nenit 24 të këtij ligji.

Neni 105, pika 1, Paraqitja e zgjedhësit në qendrën e votimit: 1. Pas hyrjes së zgjedhësit në qendrën e votimit:

a) zgjedhësi thotë emrin dhe paraqet para KQV-së një nga dokumentet zyrtare të vlefshme të identitetit me të dhëna biometrike, si më poshtë:

i) letërnjoftim; ose

ii) pasaportë;

E nderuar Gjykatë,

Siç e kemi referuar mësipër, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë parashikon se të drejtat dhe liritë e njeriut, pluralizmi, janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë ato. Shtetasi shqiptar ka të drejtë të lëvizë lirisht dhe të zgjedhë sipas dëshirës vendbanimin e tij brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Më tej akoma, Kushtetuta parashikon si të drejtë dhe liri themelore të shtetasit të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet.

Me vendimmarrjen e tij për vendosjen në karantinë dy javore të shtetasve shqiptarë që vijnë nga Greqia apo Maqedonia, në thelb është mohuar e drejta kushtetuese e zgjedhësve shqiptarë me banim në Greqi dhe Maqedoni për të ushtruar të drejtën e tyre të zgjedhin lirisht për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Prill 2021.

Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë Nr. 11, datë 9.3.2021 përcaktohet se: dy janë kushtet e kufizimit të lirive dhe të drejtave të njeriut:

1)         Kufizimet Vendosen me Ligj;

2)         Kufizimet vendosen për interes publik.

Referuar aktit/vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve rezulton e qartë dhe pa asnjë ekuivok se asnjë nga dy parakushtet e parashikuara në nenin 17 të Kushtetutës dhe përcaktuar në Vendimin e Gjykatës Kushtetuese nuk përmbushet.

Këtë akt administrativ ne e konsiderojmë të marrë pa prova, me qëndrime të njëanshme dhe të paligjshme nga pala e paditur, në kundërshtim, në lajthitje, si dhe në interpretim të gabuar të dispozitave ligjore të ligjit dhe rregullave të prokurimit publik.

Fillimisht, bazuar në nenet 28, 29 e vijues të Ligjit nr. 49/2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, duke marrë në konsideratë natyrën e çështjes objekt gjykimi – ankesë ndaj aktit/vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, si dhe referuar dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë për caktimin dhe zhvillimin e datës së zgjedhjeve në datën 25 Prill 2021, po paraqesim kërkesën për marrjen e masës së sigurimit te padise, dhe më pas brenda afatit ligjor, do të paraqesim padinë e themelit.

Partia “Lëvizja Socialiste Për Integrim” në cilësinë e subjektit zgjedhor ka interes të ligjshëm për ushtrimin e të drejtës kushtetuese të zgjedhjes për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Prill 2021, nga ana e shtetasve shqiptarë që jetojnë e banojnë në Greqi dhe Maqedoni, paraqet kërkesën që gjykata paraprakisht të urdhërojë pezullimin e zbatimit të këtij akti, pasi zbatimi i tij do ta bëntë nul këtë gjykim, cënon interesat e palës paditëse të cilës i shkaktohet një dëm i pakthyeshëm, si edhe nuk cënohet interesi publik.

Kërkesa jonë për marrjen e masës së sigurisë bazohet në nenin 28 e vijues të Ligjit nr. 49/2012, pasi gjatë kohës së nevojshme të procesit, derisa të arrihet në marrjen e vendimit të themelit, ekziston rreziku real dhe mundësia e ardhjes së një dëmi të rëndë e të pariparueshëm, që rrjedh nga ekzekutimi i aktit/vendimit administrativ për pengimin e të drejtës kushtetuese të ushtrimit të së drejtës së zgjedhjes në datë 25 Prill 2021.

Cështja që shtrohet është e qartë: A i shkaktojnë dëm subjektit zgjedhor “Lëvizja Socialiste Për Integrim” – kërkuesit (Palë paditëse) vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për karantimin dy javor të shtetasve që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia ?

Gjykata Administrative e Shkallës së parë Tiranë duhet të vlerësojë pikërisht këtë fakt, pra dëmin qëdo të shkaktojë jo vetëm ne si palë paditëse por të gjithë shtetit të së drejtës, nga akti/vendimi haptazi i paligjshëm i Komitetit teknik të ekspertëve, i cili është mohimi i të drejtë së votës, pra është një dëm i rëndë i pakthyeshëm dhe i atyçastshëm.Ky dëm provohet me të gjitha provat shkresore të depozituara në gjykatë.

Me zbatimin e vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, pengohet përfundimisht e drejta kushtetuese e zgjedhjes e shtetasve shqiptarë që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Prill 2021, e pikërisht kjo do të ishte pasoja e menjëhershme dhe e pariparueshme e zbatimit të vendimit.

Në këtë këndvështrim, në kuptim të ligjit dhe të interpretimit të zgjeruar që bën Vendimi Unifikues nr. 10 datë 24.03.2004 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, ku thuhet se “nëpërmjet masës së sigurimit të padisë synohet kryesisht që të mbahet e ngrirë gjendja faktike e mosmarrëveshjes, derisa gjykata të zgjidhë përfundimisht çështjen në themel.”

Është pikërisht ajo që ne kërkojmë të arrijmë me anë të kësaj masë sigurimi, pra mbajtjen të ngrirë të gjendjes faktike të mosmarrëveshjes. Me marrjen e masës së sigurimit të padise në këtë rast, do të realizohej mbajtja e ngrirë e zbatimit të vendimit të paligjshëm të Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe zbatimi i një prej lirive dhe të drejtave themelore të njeriut siç është e drejta e vote.

Në referencë dhe në interpretim të dispozitave të mësipërme, në gjykime të këtij lloji, në mënyrë që gjykata të vendosë për marrjen e një mase sigurimi padie (të parashikuara këto të fundit në nenin 206 te K.Pr.Civile), duhet të paraqitet e provuar me prova shkresore ekzistenca e dy kushteve themelore:

a-         Ekzistenca e mundshme e një të drejtë për të cilën kërkohet mbrojtje gjatë procesit të gjykimit të padisë;

b-         Ekzistenca e frikës që ekzekutimi i vendimit për të drejtën që kërkohet të mbrohet do të bëhet i pamundur ose i vështirë.

Sipas nenit 202 të Kodit të Procedurës Civile, masa e sigurimit të padisë duhet marrë kur ka arsye të dyshohet se ekzekutimi i vendimit për të drejtat e paditësit do të bëhet i pamundur ose i vështirë.

Marrjen e masës së sigurimit të padisë e kërkojmë për faktin se ekziston si e drejta për të cilën nekërkojmë mbrojtje nga procesi gjyqësor, ashtu edhe për faktin se ekzistojnëtë gjitha kushtet që ekzekutimi i vendimit të dhënë nga gjykata të jetëtejet i pamundur nëtë ardhmen duke na sjellë pasoja shumë të rënda dhe të pariparueshme.

Ligjvënësi ka parashikuar sigurimin e padisë jo vetëm për të siguruar të drejtën, e cila përbën dhe tërësinë e kërkimeve të paditësit, por në të njëjtën kohë këtë parashikim e ka bërë dhe me qëllimin që të sigurojë efektivitetin dhe dobishmërinë e proçesit gjyqësor që është duke u realizuar mes palëve.

A ekziston një e drejtë për të cilën kërkohet mbrojtje gjatë procesit të gjykimit të padisë?

Ne çmojmë se në respektim të Nenit 29, shkronja “a” të Ligjit 49/2012, por edhe të Nenit 202, shkronja “a” të Kodit të Procedurës Civile tërësia e provave shkresore që paraqesim në këtë fazë, dhe të cilat më vonë në afatin procedurial të përcaktuar në ligj do t’i nënshtrohen hetimit dhe debatit gjyqësor dhe që shoqërojnë këtë kërkim, janë të mjaftueshme për gjykatën që të marrë masë të shpejtë për sigurimin e padisë.

A ekziston frikë që ekzekutimi i vendimit për të drejtën që kërkohet të mbrohet do të bëhet i pamundur ose i vështirë?

Masa e sigurimit të padisë që kërkojmë të merret nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë është e përshtatshme dhe e dobishme për të mbrojtur pikërisht të drejtat e pretenduara të Paditësit. Kjo masë që kërkojmë të merret është në respektim të nenit 30 të Ligjit 49/2012 dhe të Nenit 206 të Kodit të Procedurës Civile, si dhe Vendimit Unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr.10, datë 24.03.2004, ku shprehimisht parashikohet se: “gjykata rast pas rasti ka

diskrecion të vendosë një masë të natyrës së sigurimit të padisë që ajo e gjykon të dobishme dhe të përshtatshme për të mbrojtur të drejtat e paditësit, por pa rrezikuar në të njëjtën kohë mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të ligjshme të të paditurit”.

Masa e sigurimit që kërkojmë të vendoset është një masë që duhet të merret me qëllimin e vetëm që të mundësohet mbajtja e një gjendje juridike dhe faktike konstante, e cila mundëson që të drejtat potenciale të paditësit të mbrohen nga bërja e vështirë e ekzekutimit të vendimit. Ky konkluzion vjen në harmoni dhe në përputhje me vendimin nr.10, datë 24.3.2004 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, ku shprehimisht thuhet: “Marrja e masave të përkohëshme të sigurimit të padisë synon “ta mbajë gjëndjen ashtu siç është”, apo “të ngrirë”, deri në zgjidhjen përfundimtare të konfliktit, e cila, për vetë natyrën e çështjes, duhet të realizohet nëpërmjet një proçedure të shpejtë dhe relativisht të thjeshtë, duke u kujdesur, gjithësesi, që të respektohet një standart i pranueshëm i një proçesi të rregullt ligjor”.

Gjithashtu, referuar përcaktimit të Nenit 29, pika b të Ligjit nr 49/2012, sqarojmë se pezullimi i kësaj procedure nuk mund të cënojë në asnjë rast interesinpublik, përkundrazi është totalisht në përmbushje të interest publik dhe kushtetues.

Sa më sipër, i drejtohemi Gjykatës brenda afateve ligjore, dhe përfundimisht kërkojmë:

Marrjen e Masës së Sigurimit të Padisë duke pezulluar zbatimin e vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve të datës 19.04.2021, me objekt: “Vendosjen në karantinë dy javore të shtetasve shqiptarë që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia”, deri në fund të gjykimit dhe derisa vendimi gjyqësor të marrë formë të prerë.

PADITËS

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim

KRYETAR

MONIKA KRYEMADHI

Artikulli i mëparshëmEkspertët ngrenë alarmin: Një virus i ri po shënjestron përdoruesit e WhatsApp-it
Artikulli i radhësFOTOLAJM/ Aksidenti i frikshëm në Tiranë, si u përplas autobusi