Të shtënat me armë zjarri në një dyqan ushqimesh në New York ditën e sotme lanë një person të vdekur dhe dy të tjerë të plagosur, thanë autoritetet. Gjatë një konference për shtyp kreu i qarkut Nassau Patrick Ryder identifikoi personin që vdiq, një burrë 49-vjeçar. Dy viktimat e tjera u dërguan në spitalet aty pranë dhe ishin në gjendje të mirë, tha ai. Ryder tha se të shtënat ndodhën në një zyrë në katin e sipërm në një supermarket Stop & Shop në Long Island. Gabriel Dewitt Wilson, 30, u identifikua si autori i mundshëm pasi ai u pa për herë të fundit i veshur me një kapelë të zezë bejsbolli dhe një bluzë të zezë duke shkuar drejt perëndimit në Hempstead Turnpike, tha policia.
Të shtënat në Long Island vijnë më pak se një javë pasi autoritetet thanë se një person i armatosur vrau tetë njerëz në një strukturë të FedEx në Indianapolis të Enjten e kaluar para se të vriste veten. Katër të tjerët që u qëlluan dhe një tjetër që u plagos u dërguan në spitale. Zyrtarët identifikuan personin e armatosur si 19-vjeçarin Brandon Scott Hole, një ish-punonjës i FedEx i cili vrau veten në vendin e ngjarjes. Incidenti shënoi gjithashtu të shtënën e dytë vdekjeprurëse në një dyqan ushqimesh në më pak se një muaj.