
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për plagosjen me armë zjarri të sekretarit të Partisë Demokratike Bledar Okshtuni. Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë shkruan se, sipas tij, është shumë e qartë që ngjarja nuk ka asnjë motiv politik.
Rama thotë se autori i ngjarjes, Ndriçim Jonuzi (Tahiri), nuk ka asnjë lidhje me Partinsë Socialiste. Kryeministri Rama vijon më tej se Partia Demokratike nuk ka faj për ngjarjen, por për atë që ai e cilëson si politizim skandaloz.
“Është krejt e qartë që ngjarja e Kavajës s’ka asnjë motiv politik!Autori s’ka asnjë lidhje me PS, përkundrazi është militant i PD! PD s’ka faj për ngjarjen po për politizimin skandaloz! Lulëzim bëhu burrë, ndahu nga Iliri e Saliu, boll bëre kukullën e të paudhëve pa din e iman!”, shkruan Rama.