Bashkia e Fierit u heq banerat për shkak të takimit të Ramës, reagon LSI

0

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka njoftuar një takim përmbyllës të fushatës në qytetin e Fierit ditën e sotme. Por nga ana tjetër Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar duke thënë se për shkak të këtij takimi, teksa përgatitet sheshi ku Rama do të mbajë fjalën, punonjës të bashkisë kanë hequr banerat e LSI.

Kandidatja e LSI për deputete, Kejdi Mehmetaj dhe përfaqësues të tjerë të LSI kanë shkuar në Bashkinë e Fierit për të kërkuar shpjegim se pse janë hequr banerat.

LSI pretendon se është bashkia ajo që po i heq banerat megjithëse ka një kontratë të shkruar midis palëve.

Artikulli i mëparshëmGoditet banda kriminale në Shkodër, 4 të arrestuar
Artikulli i radhësPartizani kallëzon në prokurori arbitrin, zbulohen detajet e hetimit