Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja në Novoselë, ku u qëllua me armë në drejtim të një lokali. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, në fshatin Poro. Mesohet se persona të maskuar, ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr ndaj lokalit në pronësi të Gjergji Nasit. Nga pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” shihet se ne derën e lokalit ka shenja të mbi 20 plumbave. Ky i fundit kishte qenë prej kohësh në emigrim. Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka pasur të lënduar, ndërsa policia ka nisur hetimet.