Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Elbasanit, Gazmend Bardhi është shoqëruar në polici pas vrasjes në Elbasan.
Më herët, në një deklaratë për mediat Bardhi tha se ishte prezent në vendngjarje, ndërsa tregoi se aty u gjet një makinë me para e karta identiteti.
“Aty i kishit, ti kishit kapur, kapeni me median (u drejtohet policeve). Nuk kam shumë informacion, makina që shikoni atje është e mbushur me karta identiteti dhe para e drejtuar nga prej ekspenonteve te krimti te organizuar dhe trupin e shihni vete atje. Kaq kam për të thënë, janë një grup personash, shtabi elektoral i vertetet i Taulant Ballës”, u shpreh Bardhi për mediat.