Emiliano Shullazi ka marrë në mbrojtjen e tij edhe një avokate amerikane.Kështu veç avokatit shqiptar Vladimir Meçe, ai tashmë ka avokate edhe Lambrini Nassis.
Nassis është një avokatë greko-amerikane që i bashkangjitet kështu trupës së mbrojtjes dhe është e miratuar nga dhoma e avokatisë.Nassis paraqitet sot për herë të parë.
Kujtojmë se në apelin e posaçëm, procesi ishte i bllokuar qe prej janar 201. Para disa muaj pasi Sullazi u shpall fajtor në shkallën e parë, e apeloi dënimin, por deri më sot nuk është zhvilluar asnjë seancë. Shkak i shtyrjeve kryesisht kanë qenë kërkesat e avokatëve për largim të gjyqtareve nga trupa, apo dhe dorëheqjet e vetë gjyqtarëve.
Aktualisht gjyqtarë në apelin e posaçëm për Shullazin janë të caktuar nga KLGJ Artur Kalaja, Astrit Kalaja dhe Miliana Muca.
Emiliano Shullazi është një personazh i njohur për policinë kriminale në vend, por veçanërisht në kryeqytet dhe në Durrës. Në këto qytete ai ka qenë i dyshuar për aktivitete të ndryshme kriminale.