Erisa Xhixho: Mos u intimidoni, më 25 prill dilni votoni për ndryshimin

0

Kandidatja për deputete e LSI në qarkun e Tiranës, Erisa Xhixho u ka bërë thirrje qytetarëve që përmes votës së tyre më 25 prill të largojnë keqqeverisje që ka mbizotëruar në këto 8 vitet e fundit.

Kandidatja për deputete e LSI në qarkun e Tiranës, Erisa Xhixho u ka bërë thirrje qytetarëve që përmes votës së tyre më 25 prill të largojnë keqqeverisje që ka mbizotëruar në këto 8 vitet e fundit. Xhixho tha se kushdo që është intimiduar të mos ketë frikë ë votojë, por përmes të drejtës së tij të shkojë në kutitë e votimit dhe të sjellë ndryshimin. Sipas Xhixhos, PS bën vetëm propagandë dhe shoë si me fushatën e vaksinimit dhe me rrugët e arnuara që bën.

Deklarata e plotë të Erisa Xhixhos

Të dashur bashkatdhetarë, bashkëqytetarë, mbështetës të forcës që unë përfaqësoj ose jo, miq, por edhe kritikë.

Të dashur bashkëvuajtës të një politike të mbrapshtë, shkatërruese, që prej 8 vitesh na dëshmoi se ç’do të thotë të majmesh për vete, të të errën sytë aq shumë nga madhështia në dukje sa të harrosh se nga vjen, kush të solli në pushtet dhe arsyen përse.

Jo vetëm të mos mbash premtimet, por të injorosh çdo vuajtje njerëzore, të degdisësh të rinjtë rrugëve të botës, të shuash shpresën se ky vend bëhet dhe e bëjnë këta njerëz, vetëm po t’u japësh mundësitë e t’u dëgjosh zërin.

Të shtrenjtë votues!

Ti që e ke të shenjtë votën, ti që për të parën herë do të ndihesh forcën e votës teksa i drejtohesh kutisë së votimit, ti që je zhgënjyer dhe mendon të mos votosh, ti që je ende i dyzuar. Mos u tut, mos u intimido, mendo mirë dhe voto.

PS-ja që ka qeverisur 8 vite e tani, me një fushatë të turpshme, herë megalomane, e shumë herë fyese, na kërkon edhe mandatin e tretë ka treguar prej vitesh tashmë se nuk është një forcë e majtë. Votuesit e dinë këtë, shqiptarët mund ta dëshmojnë këtë, pasi e kanë hequr në kurriz gjithë këto vite.

Ajo i la njerëzit e pamundur të braktisur e pa mbështetje, shkeli parimet bazë të së majtës, barazinë, solidaritetin dhe mbështetjen e shtresave në nevojë.

Në 8 vite, angazhimet e Rilindjes i shërbyen pakicës që u pasurua edhe më shumë, ndërkohë që Partia Socialiste degradoi në një pseudo të majtë, duke lënë në zhgënjim shtresat më vulnerabël, që nga fillimi, por sidomos me menaxhimin e pandemisë.

“Solidariteti dhe drejtësia sociale janë vlerat tona themelore”- thotë PS-ja në programin e saj, teksa prezanton forcën e majtë që pretendon se përfaqëson, duke shtuar se “Asnjë shqiptar në vështirësi nuk duhet të ndihet i braktisur dhe secili e meriton një shans për të dalë nga kurthi i varfërisë dhe përjashtimit social”. Sa qesharake!

Artikulli i mëparshëmAksidentet u rritën me 83% në mars 2021; Shkak kryesor sjellja e shoferëve
Artikulli i radhës60 shtetet që po mirëpresin turistët duke hapur tashmë kufijtë e tyre/ Shqipëria e para në listë