I dënuari me vdekje refuzon injeksionin, kërkon që të ekzekutohet nga skuadra e pushkatimit

0

Një person i dënuar me vdekje në Nevada të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka kërkuar që të mos ekzekutohet me injeksion vdekjeprurës, por nga skuadra e pushkatimit.

Avokatët e Zane Michael Floyd kanë arsyetuar se klienti nuk e ka bërë këtë kërkesë për të shtyrë datën e ekzekutimit, që është vendosur në qershor të këtij viti, por sepse pushkatimi është më pak i dhimbshëm.

Pushkatimi në SHBA është shumë i rrallë. Aktualisht, ky lloj ekzekutimi aplikohet në 3 shtete: Misisipi, Oklahoma dhe Jutah. Gjithashtu, pushkatimi nuk është përdorur që nga viti 2010.

45-vjeçari Zane Michael Floyd vrau 4 persona në një supermarket të Las Vegasit, në vitin 1999.

Artikulli i mëparshëmVIDEO: Bie tek shinat, roja i sigurisë shpëton fëmijën për “një fije”
Artikulli i radhësKryemadhi bën denoncimin e fortë: LSI dhe unë personalisht përgjohemi nga Ministria e Brendshme!