Kryemadhi bën denoncimin e fortë: LSI dhe unë personalisht përgjohemi nga Ministria e Brendshme!

0
“Kam një problem shumë të madh me telefonin prej dy

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”.

Ajo akuzoi Ministrinë  e Brendshme se me anë të “Operacionales” po përgjonte kandidatët e LSI-së.

Ajo tha se në ambientet e LSI-së janë gjetur përgjues, ndërkohë që akuzën e Kryemadhit e përforcoi Endrit Braimllari, i cili u shpreh se në përgjim të LSI-së është vënë edhe ushtria.

‘Kam një problem shumë të madh me telefonin, prej dy javësh nuk mund të shoh asnjë “story” në Instagram pasi më përgjohet telefoni. Të gjithë kandidatët e LSI-së janë në përgjim prej 3-4 muajsh nga Operacionalja e Ministrisë së Brendshme. Të gjithë nënpunësit e Operacionales, SHISH, të gjithë janë në shërbim për të na përgjuar. Unë po i jap një informacion Operacionales, janë 4 banakierë në një lokal që japin para në këmbim të votës.’-tha Kryemadhi. 

Artikulli i mëparshëmI dënuari me vdekje refuzon injeksionin, kërkon që të ekzekutohet nga skuadra e pushkatimit
Artikulli i radhësZbulon emrin e patronazhistit të tij/ Shpërthen Alfred Cako dhe e paralajmëron: Ta njoh surratin si mongol!