Nëse rinovon Pleshti në Barcelonë vjen edhe Aguero/ Gruaja e Messit fillon kërkimet për shtëpi

0

Johan Laporta ka thënë se do të bëjë gjithcka për të mbajtur Lionel Messi tek Barcelona, tifozët blaugrana ëndërrojnë një gjë të tille e nga sot shpresojnë edhe më shumë. Nuk është se ka ndonjë detaj për të treguar se raportet mes numrit 1 të klubit dhe argjentinasit kanë ndryshuar aq sa për të siguruar qendrimin e kapitenit, por një lajm i një karakteri tjetër po entuziazmon tifozët blaugrana. Bashkëshortja e Messit, Antonella Roccuzzo, është duke kërkuar shtëpi në Barcelonë dhe ky duket si një sinjal i pastër se argjentinasi është i destinuar të qendrojë.

Sipas medias spanjolle, burime pranë Sergio Agueros sigurojnë se sulmuesi argjentinas është gati të firmosë një kontratë dyvjecare me Barcelonën në rast se Messi do të vendosë të qendrojë në klubin katalanas.

Artikulli i mëparshëmZëvendësohet Agnelli? Në krye të Juventus partneri i ish-gruas së Buffon: Projektin për Super League ra…
Artikulli i radhësSchalke rrëzohet nga kategoria: Tifozët sulmojnë autobusin, lojtarët ia mbathin (VIDEO)