Ngjarja në Elbasan, Arbër Papleka shkoi dhe u dorëzua në zyrën e komandantit të RENEA-s

0

Arbër Papleka, autori i dyshuar i vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan është vetëdorëzuar në Tiranë, në repartin e forcave RENEA.

Gazetari Artan Hoxha mëson se pasi ka qëlluar me armë zjarri në vendin e ngjarjes, ai është larguar prej andej duke ecur në këmbë për rreth 600-700 metra.

Papleka ka ndaluar një makinë që po kalonte rastësisht në zonë duke i drejtuar armën drejtuesit të saj. Pasi i ka marrë makinën, Papleka është nisur me automjet drejt Tiranës ku është drejtuar për tek reparti i forcave speciale.

Ai ka shkuar në zyrën e komandantit të RENEA-s, ku dhe është vetëdorëzuar. Ky i fundit e ka dërguar atë në drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku dhe i janë vënë prangat. /AcbNews

Artikulli i mëparshëmÇmendet Erion Braçe/ Sulmon fëmijët dhe i quan banditë, sepse bërtitën Rama Ik!
Artikulli i radhësEMRAT/ Ja kush janë 4 të plagosurit në përplasjen e Elbasanit