Prej 30 vitesh në pushtet/ Presidenti i Çadit vritet në fushën e betejës nga rebelët

0

Idriss Déby, presidenti veteran i Çadit, është vrarë nga rebelët, njofton radio kombëtare e shtetit që ndodhet në Afrikën Qendrore.

Një deklaratë nga ushtria, raportohet se sundimtari 68-vjeçar, që është në pushtet prej 30 vitesh, u vra “në fushën e betejës” duke luftuar rebelët.

Debi, 68 vjeç, i cili gjithashtu fitoi zgjedhjet presidenciale të vendit në 11 prill, ka qeverisur vendin që nga viti 1990, kur ai erdhi në pushtet me partinë e tij, Lëvizjen Nacionalçlirimtare.

Ai ishte një nga udhëheqësit me jetëgjatë të Afrikës dhe një aleat i ngushtë i fuqive perëndimore që luftonin me militantët islamikë në Afrikën perëndimore dhe qendrore.

Artikulli i mëparshëmAlarm në Londër/ Evakuohen qytetarët nga stacioni i trenit
Artikulli i radhësSHBA/ Juria e shpall fajtor për vrasjen e George Floyd, ish-oficerin policisë Derek Chauvin