Përvetësimi i përshpejtuar i automjeteve elektrike (EV) dhe elektrifikimi në sektorë të tjerë që konsumojnë naftë pritet të sjellë kërkesën kulmore të naftës që në 2026 në 101.6 milion fuçi në ditë (bpd), e cila do është vetëm rreth 1 milion bpd mbi nivelet e vitit 2019 , sipas parashikimit të fundit të Rystad Energy.
Në fund të vitit të kaluar, Rystad Energy kishte parashikuar që kërkesa globale e naftës do të arrinte kulmin në 102 milion bpd në 2028, duke vënë në dukje atëherë se shtytja drejt energjisë me emetime të ulta të karbonit dhe pandemia do të përshpejtonte pikun kohor të kërkesës për naftë në 2028 nga 2030 që pritej më parë.
Në skenarin e azhurnuar të çështjeve bazë të publikuar të Mërkurën, firma kërkimore në sektorin energjisë tani po e zbret edhe më tej në 2026 kohën e pritshme në të cilën kërkesa globale e naftës do të vazhdojë të rritet dhe do të arrijë pikun.
“Përmes vitit 2025, kërkesa për naftë do të jetë ende e prekur nga ndikimet e Covid-19.
Transporti rrugor, i cili përbën 48 përqind të kërkesës globale të naftës, do të jetë faktori kryesor, me automjetet elektrike që pritet të zënë 23 përqind të shitjeve globale të makinave të pasagjerëve deri në 2025, nga 6 përqind tani, dhe më pas të përshpejtohet drejt depërtimit 96 përqind deri në 2050 , tha kompania kërkimore.
Bursa për datën 21 Prill 2021 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 616.75 | – 1.00 |
DIESEL | 514.25 | + 1.75 |
©aktualitet.al