Sinjalet misterioze që vijnë nga Universi janë më domethënëse nga sa mendonim

0

Sipas një studimi të ri sinjalet shpërthimeve misterioze që vijnë nga Universi janë më domethënëse nga sa mendonim. Shkencëtarët kanë kërkuar për burimin e sinjaleve për vite të tëra, kur i pari u gjend më shumë se sa një dekadë më parë, por nuk dihej nga se shkaktoheshin.

Ndërsa kërkonin për përgjigjen, zbuluan më shumë shpërthime, si edhe grumbulluan më shumë detaje për ato që tashmë kishin gjetur.

Shpërthimet e shpejta zgjasin për rreth një milisekondë, por përmbajnë aq energji sa dielli çliron në tre ditë. Burimi i këtyre shpërthimeve të fuqishme mbetet i panjohur: spekulimet nisin nga vrimat e zeza e deri tek qytetërimet aliene, por ka më shumë gjasa të jenë rezultat i yjeve që përplasen.

Tani shkencëtarët kanë zbuluar se sinjalet mbërrijnë tek ne në frekuenca më të ulëta se sa mendonim më parë, sipas një studimi të ri të publikuar në Astrophysical Journal Letters.

Zbulimi jo vetëm na ndihmon për të siguruar të dhëna të reja mbi shpërthimet misterioze, por edhe në punën e vazhdueshme për të gjetur nga vijnë ekzaktësisht.

Ne gjetëm shpërthime të shpejta deri në 110MHz kur deri më parë këto shpërthime mendohej të ishin deri në 300MHz,” tha Ziggy Pleunis.

Kërkimi i ri u bazua në burimin e parë që u zbulua në 2018. I quajtur FRB 20189016B, është një interes i madh për shkencëtarët pasi ndodhet relativisht pranë dhe sinjalet e lëshuara prej tij vijnë në interval të rregullta e të parashikueshme. Në këtë kërkim, burimi u ekzaminua me teleskopin CHIME, që e zbuloi i pari, si edhe me LOFAR në Holandë.

Duke kombinuar fuqinë e të dyve, shkencëtarët ishin të aftë të gjenin se sinjalet radio po vinin në frekuenca të ulëta por gjetën edhe një vonesë të njëjtë në ardhjen e tyre: frekuencat më të larta kapeshin nga CHIME, ndërsa ato më të ulëta nga LOFAR pas tre ditësh.

Artikulli i mëparshëmFacebook ka gati ndryshimet e reja, si mund të fitoni para me Soundbites
Artikulli i radhësVIDEO: Bie tek shinat, roja i sigurisë shpëton fëmijën për “një fije”