Ka dalë nga burgu Gaetano Riina, vëllai i bosit mafioz Totò Riina.
Kjo u vendos nga gjykata e mbikëqyrjes së Torinos, e cila urdhëroi arrestin në shtëpi me kërkesë të avokatëve të tij.
Mediat italiane raportojnë se 88-vjeçari Gaetano Riina, ka pasur probleme serioze shëndetësore për disa kohë.
Ai do të transferohet në një vend të Siçilisë.