Arbër Papleka është autori i dyshuar i vrasjes së Pjerin Xhuvanit sot në Elbasan dhe plagosjes së 4 personave të tjerë. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘5 Maj’.https://b9ac1eeeebbcff3b660224f96c5dc068.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.htmlAd by Valueimpression
Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar dëshminë e Paplekës, ish-efektivit të RENEA-s, pak pas arrestimit.
Papleka, për të cilin thuhet se është pjesë e shtabit elektoral të Gazmend Bardhit, kandidat për deputet i PD-së në qarkun e Elbasanit, ka mohuar që të ketë dorë në krim.
Mësohet se ai u arrestua në afërsi të rrethrrotullimit të një qendre tregtare në hyrje të Tiranës, në tentativë për t’u arratisur.